SQ/EN

N'Parlament

Si deputete për Qarkun e Shkodrës punoj n'Kuvend për çështje që prekin verin e vendit: turizmin, zhvillimin rural, integrimin evropian dhe jetën e përditshme të njerëzve të zonës.

Deputete e pavarur n'Kuvendin e Shqipërisë, Qarku Shkodrër.

Komisionet

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, Sekretare

Intervente & fjalime

22 shtator 2025

Ndërhyrje për rreshqitjen e dherave në Kir-Lotaj-Ndërlysaj

Isha n'terren n'aksin Kir-Lotaj-Ndërlysaj pas rreshqitjes së dherave, për me pa nga afër dëmin dhe për me kërku zgjidhje për banorët e Dukagjinit.

8 shtator 2025

Rikthim n'gjimnazin “Atë Pjetër Meshkalla”

Vizitë n'shkollën ku kalova adoleshencën, për me folë me nxënës e mësues për arsimin, punën dhe të ardhmen e Shkodrës.

Iniciativa

Zhvillimi rural dhe turizmi në veri

Fokusi i punës sime n'Kuvend mbetet zhvillimi i zonave rurale, turizmi me identitet dhe mbështetja për fermerët e Malësisë së Madhe.

Integrimi evropian

Si sekretare e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, punoj për me avancu agjendën evropiane të vendit, me përvojën time n'marrëdhënie ndërkombëtare.