NeoMalsore
NeoMalsore është agroturizmi ynë familjar n'Shosh të Dukagjinit. S'ësht projekt i shpejtë. Është puna e viteve për me e hapur Malësinë me kujdes, me respekt për traditën dhe me punë për komunitetin.
Si nisi
Pas studimeve dhe punës jashtë vendit, u ktheva te rrënjët e mia. Familja ime ka jetuar gjithmonë prej bujqësisë dhe blegtoriës. NeoMalsore lindi prej nevojës për me e çu këtë punë përpara, pa e humb karakterin e vendit.
Çka ofrojmë
Turizëm rural, mikpritje dhe përvojë të vërtetë malësore. Vizitorët vin për natyrën, për kulturën dhe për njerëzit. Kjo është rruga që duam: turizëm që krijon punë n'vend, jo që e shfrytëzon dhe e lë bosh.
Pse ka rëndësi
Malësia ka potencial të madh, po shpesh mbetet jashtë zhvillimit. NeoMalsore është përpjekja ime për me i tregu se fshati s'ësht e kaluara. Është baza e një ekonomie të shëndetshme, nëse e trajtojmë me dinjitet.